Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do Kuvendi do t’i votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur opinionin e Venecias. më pas rekomandimet që do të sjellë Venecia do të aplikohen për zgjedhjet e tjera, përtej 25 prillit.
“Unë e kam sqaruar dhe komisionarin, që parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë dhe nuk ka asnjë mundësi që të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton meta që nuk do të përmirësojë Kodin por të sabotojë këtë proces. komisioni i Venecias është i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai do të diskutohet dhe do të mbetet për të adresuar çdo lloj çështje që të dalë përtej 25 prillit. nuk kemi kohë për të humbur, se strukturat e reja kanë nisur punën, kanë nevojë të kenë ligjin zgjedhor dhe kjo kërkon kohën e vet. madje është marrë një angazhim për identifikimin biometrik, koha është e pamundur. Lider alternativ të një opozite të copëtuar dhe lider të një partie të degraduar”, tha Rama.