Kryeministri Edi Rama tha sot nga Elbasanit se pa Partinë Socialiste vendi është kthyer gjithmonë mbrapa. Në fjalën e tij, në aktivitetin për platformën “Deputeti që duam”, nuk munguan as sulmet ndaj opozitës jashtëparlamentare. “Imagjinoni sikur Shqipëria të mbetet në dorë të Monika Kryemadhit, Ilir Metës, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës… Nuk e imagjinoj ç’do të thotë për të marrë Lulin e t’i japësh pushtet Ilir Metës. T’i japësh votat LSI-së për t’i pirë gj ak un shtetit” – tha Rama.
Ai shtoi se sa herë që PD ka marrë në dorë çelsat e shtëpisë, e ka bërë shtëpinë rrëmujë. Ndërsa PS ka vendosur rregull në “shtëpi”. “Shtëpia ajroset, sigurisht që ka vështirësi por ecën. Ne sot kemi një qeveri që ka një ekuilibër gjinor” – tha Rama në Elbasan duke shtuar se PD dhe LSI nuk kanë të ardhme.