Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se nëse zgjedhjet do të bëheshin ditën e diel PS do fitonte me një rezultat më bindshëm se në 2017 dhe se opozita do humbte më thellë. Ai tha se nuk ka nevojë për rrugë për të fituar zgjedhjet.
“Projektet që ne flasim nuk janë asfalt elektoral sic bëhen në të shkuarën, por vepra që nuk fillojnë në momentin kur fillojnë gërmimet, por kur nisin projektimet dhe për këto vepra, projektimet kanë nisur prej kohësh. Nëse ne themi që me 28 tetor do të dimë fituesin e garës ndërkombëtare për aksin Milot- Fier, ky asks është një ask që është bërë studim dhe për të cilin është punuar me intensitet të madh prej një kohë të konsiderueshme. Në Vlorë jemi në këtë moment se na u ndërpre procesi në pranverë kur e kishim hapur garën, për tunelin e Llogarasë flasim pasi kemi bërë studime, ka dalë fituesi dhe po punon në terren. Pa hyrë t’ia numëroj të gjitha në jemi në përmbushje të objektivave të mandatin dhe nuk është mungesë modestie, por nuk kemi nevojë për asnjë nga këto për të fituar zgjedhjet. Ne jemi të vëtëdijshëm se sa shumë ka për të bërë, ne kemi qartësisht mirëkuptimin e shumicës së arsyeshme të shqiptarëve dhe anketimet, nëse zgjedhjet bëhen të dielën në dalim më mirë ata më keq se zgjedhjet e kaluara. Rrugët e Saliut janë financuar më shumë nga qeveritë pas Salit se sa nga vetë qeverisja e Saliut”, tha Rama.