Kryeministri Edi Rama, deklaroi se masat për të parandaluar përhapjen e COVID-19 duhet të respektohen për dy arsye shumë të rëndësishme sipas tij. Kryeministri theksoi se është më rëndësi të respektohen masat për të ruajtur shëndetin, por edhe për të parandaluar një mbyllje të dytë.
“Kjo e sotmja është përpjekje e shtuar për të realizuar një qëllim me 2 objektiva. –Të pengojmë përshkallëzimin e përhapjes së infeksionit jashtë një ritmi të arsyeshëm, në mënyrë që të mbrojmë ata që janë më të dobët. Të mbrojmë sistemin nga një mbingarkesë që mund ta bënte të pamundur shërbimin.
–Objektivi tjetër për të shmangur me çdo kusht një mbyllje tjetër e cila po tmerron të gjithë botën. Që nga presidenti i Francës i cili tha hapur që Franca nuk përballon dot një mbyllje tjetër.
Politika e vendosje së maskës ka ndryshuar në dinamike. Ne nuk bëjmë përjashtim, përkundrazi, ne jemi përpjekur të jemi nxënës të mirë të zërave dhe burimeve më autoritare të botës. Ne kemi pasur fatin, që kemi pasur në dispozicion një skuadër ekspertësh që janë të nivelit të lartë kombëtar. Duke mësuar, dëgjuar ne jemi përshtatur. Sot vendosja e detyruar e maskës vijon të krijojë polemika, në Evropë dhe Amerikë”, tha Rama.