Ditën e sotme në seancën “Shihemi në Gjyq” tek e E Diela Shqiptare ka marrë pjesë Lumturia dhe Kaso të cilët janë kunetër dhe kanë ardhur të zgjidhin një çështje mjaft delikate. Lumturia ka 5 motra dhe një vëlla. Vëllai dhe një nga motrat e saj vuajnë nga shëndeti mendor. Motra është shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërkohë Ardiani është vuajtës i dë nimit në b ur g un e Zaharisë në Krujë. Lumturia nuk është e qetë për këtë fakt dhe sot në seancë kishte thirrur motrën e saj Mirësie e cila kishte kujdestarinë e të vëllait dhe ja kaloi motrës tjetër Nerencës, që e ka futur vëllain në b u r g duke pretenduar se është bërë agresiv. Në këtë seancë u paraqit Kaso, burri i Mirësisë sepse ajo nuk kishte mundësi. Lumturia e cila jeton në Itali kërkon që kujdestarinë e të vëllait ta marrë sërish Mirësia dhe vetë ajo do e ndihmojë financiarisht dhe me çdo gjë që i nevojitet.

Lumturia: Ardiani në moshën 16 vjeç ka shkuar në Greqi tek Kaso, më pas u kthye nga Greqia dhe rrinte me babain se nëna nuk ishte. Prandaj u sëmur dhe vëllai. Pas disa vitesh motra ime Mirësia, mori kujdestarinë e vëllait se u sëmur. Babi ishte 80 vjeç dhe nuk e mbante dot kujdestarinë e vëllait. Tani ai ka përfunduar në b ur g u n e Zaharisë sepse ky zotëria ia kaloi kujdestarinë Nerënca Kasaj. Vëllai i sëmurë donte shumë dashuri, unë flisja me të gjithë kohës, i jepja fjalët e ngrohta, e ndihmoja financiarisht. U zu një ditë me djalin e Nerancës për gr i n dje të vogla, ai ishte minoren 16 vjeç dhe me të shtyrë u thye xhami i derës. Ndoshta motra ime ishte mërzitur me të dhe mori poli cinë në telefon dhe erdhën e morën vëllain dhe që aty përfundoi në b ur g un e Zaharisë. Vëllai im vërtet është i sëmurë por nuk është ag re siv. Kur vajta në b u r g vëllai më tha nuk e thyeva unë xhamin, e theu Leo që është nipi im, djali i Nerëncës. Mirësia e ka fajin që ia dha kujdestarinë Nerëncës, nëse nuk do ja kishte dhënë, vëllai nuk do ishte në burg tani.

Eni Çobani: Sipas vendimit thuhet se Ardian Mamullari, ka thyer xhamin e derës dhe me një copë xhami ka kërcënuar nipin e tij Leonadr Kasaj. Lumturia: Nuk është e vërtetë, këtë e ka thënë motra ime sepse është lodhur duke mbajtur vëllain tim. Eni Çobani: Në vendimin e gjyqtarit thuhet gjithashtu se në sallën operative të komisariatit të policisë Përmet, zonja Nerënca Kasaj ka kërkuar ndihmë pasi Ardian Mamullari pasi ka ushtruar dhu në ndaj djalit të saj Leondard Kasaj duke e prerë me një mjet prerës prej xhami dhe duke e kë rc ën uar vetë atë me një thikë në shtëpinë e tyre në fshatin Kodrisht.

Kaso: Këto janë gënjeshtra. /tvklan