Psikologu Lee Chambers dhe ekspertja Lauren Rosenberg, kanë analizuar disa nga pyetjet dhe kërkimet më të shpeshta që janë bërë në internet për ëndrrat. Analiza përfshin kërkimet e 12 muajve të fundit, për ëndrrat më të zakonshme që njerëzit përjetojnë. Në vazhdim, do ju sjellim dhjetë makthet më të shpeshta dhe nënkuptimin e tyre nga ana e ekspertëve të fushës.

1.Dhëmbët që bien Ankthet për dhëmbët që bien janë më të zakonshmet dhe janë rritur 50 përqind në vitin e fundit. Sipas studimit ky ankth është shpesh një shenjë e stresit psikologjik dhe ka të ngjarë të jetë një sinjal për t’u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme. “Nëse jeni të pikëlluar, nën stres të fortë, të shqetësuar për ndryshime të mëdha në jetë ose jeni duke neglizhuar shëndetin tuaj, kjo ëndërr mund të jetë shumë e zakonshme.”

2.Duke u qëlluar me armë “Çfarë do të thotë të qëllohesh me armë në një ëndërr”, shpjegimi i kësaj ëndrre ishte 84 përqind më i kërkuar se sa periudhën e njejtë të një viti më parë .

Psikologu Lee shpjegoi se: “Nëse na qëllojnë në shtëpi, kjo mund të nënkuptojë se ndihemi të pasigurt në mjedisin tonë. Të qëlluarit në shpinë mund të jetë një shenjë e tradhëtisë dhe të qëlluarit nga një person i njohur, tregon çështje të pazgjidhura midis jush”

3. Ëndërr me fantazma Konsulenti për mirëqenien Lee tha se fantazmat shihen si krijesa drithëruese të frikshme dhe të bezdisshme.

“Shpesh një ëndërr e tillë mund të nënkuptojë që jeni gati të filloni diçka të madhe në jetën tuaj dhe po ndjeni presionin. Mund të tregojë gjithashtu që keni frikë se mos vdisni, ose ndiheni fajtor për mënyrën se si e keni trajtuar dikë. Nëse e njihni fantazmën, ka të ngjarë që po mbani disa ndjenja ndaj atij individi edhe nëse ato kanë kaluar në jetën reale, janë ndjenja që i keni shtypur në kohën kur kanë ndodhur.”

4.Duke u ndjekur Nëse jeni duke u ndjekur nga dikush në ëndërr, do të thotë se po hasni në ndonjë zhgënjim ose sfidë në ndjekjen e një qëllimi me rëndësi në jetën tuaj reale. Ekspertët besojnë se nëse shihni ëndërr se po ndiqeni nga një kafshë, tregon që keni vështirësi t’u përmbaheni disa gjërave në jetë. Ndërsa, nëse është një përbindësh që ju ndjek, kjo pasqyron një aftësi ose sfidë që po përpiqeni ta fitoni.

5. Të jesh në zjarr Kur ëndërroni zjarr, ai mund të simbolizojë shumë ndjenja, përfshirë pasionin, dritën, shkatërrimin dhe zemërimin. Sipas ekspertëve, nëse nuk ju ka zënë paniku nga zjarri, atëherë ajo ëndërr mund të sinjalizojë ashpërsinë tuaj dhe të sugjerojë që pikëpamjet tuaja po ndryshojnë. Por nëse jeni djegur nga zjarri, atëherë kjo nënkupton se jeni të zemëruar dhe keni ndjenja negative që duan të lirohen. Së fundmi, mund të jetë gjithashtu një paralajmërim kundër një aktiviteti të rrezikshëm të cilin po mendoni ta bëni.

6. Mbytja në ujë Ëndërrimi se jeni duke u mbytur, tregon që ekziston një situatë në jetën tuaj ku e ndjeni se po humbni veten. Ekspertët thonë se “të qenit nën ujë simbolizon që mendimet tuaja janë të mbingarkuara, ndoshta nga puna apo nga një marrëdhënieje stresuese, dhe ju besoni se nuk mund ta trajtoni apo zgjidhni problemin.” Mesatarisht janë reth 1,900 njerëz çdo muaj, të cilët kërkojnë kuptimin e këtij makthi në internet.

7. Të qenit lakuriq në publik ‘Të ëndërrosh të jesh lakuriq në publik mund të jetë e pakëndshme dhe shpesh do të thotë që nuk ke qenë gati për diçka që ka ndodhur në jetë dhe kjo mungesë e gatishmërisë të ka lënë të ndihesh i ekspozuar,” shpejgoi, Lee. Kjo gjithashtu mund të tregojë se jeni tepër të shqetësuar për atë që njerëzit mendojnë për ju. Mund të sinjalizojë se jeni duke fshehur diçka, ose që ju mungon besimi për të arritur ambiciet tuaja dhe shpesh mund të vijë në ëndërr me ndjenjën e ekspozimit.

8. Ëndrra sikur keni humbur Kur ëndërroni se keni humbur, është një shenjë që ndiheni të hutuar në jetë dhe keni ankthe për drejtimin që doni të merrni. “Por gjithashtu mund të simbolizojë që jeni duke eksploruar brenda vetes suaj. Kujtoni ëndërrën, mendoni për mjedisin ku keni humbur dhe mund të gjeni se lidhet me atë që ju shqetëson dhe po e kërkoni brenda jush.”

9. Ëndërrimi për vdekjen Ankthet për vdekjen mund të tregojnë se po hyni ose po lini një kohë të pasigurt në jetën tuaj. “Ndërsa këto ëndrra mund të jenë të frikshme, ato janë gjithashtu një mundësi për rritje dhe për të hedhur një vështrim se çfarë po ndodh në jetën tënde” thanë ekspertët. Shpesh, vdekja tregon fundin e një aspekti të jetës suaj, të tillë si një marrëdhënie, një punë ose dëshirën që keni për të ndryshuar një pjesë të caktuar të jetës.

10. Rënia nga lartësia Një makth tjetër i zakonshëm, sikur po bie nga lart. Sipas psikologut Lee, kjo mund të tregojë që ju po humbni veten në disa drejtime të jetës suaj. “Normalisht konsiderohet të jetë një shenjë e mbajtjes fort të një situate në jetë, ose e ndjenjës sikur po humbni kontrollin e diçkaje që ju e vlerësoni shumë.” Përderisa këto janë skenarët që shpjegojnë më së miri ëndrrat, është e rëndësishme të mbani mend se nuk ka asnjëherë diçka fikse për kuptimin e tyre. Gjithçka, varet nga situatat me të cilat ju përballeni çdo ditë.