”Unë nuk e njoh Covid. Kush beson në zot do të jetojë i lumtur pa Covid”. Kështu do të shprehej në datë 22 Gusht 2020 kryetarja e LSI, njëherësh bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, gjatë pelegrinazhit në Malin e Tomorrit. Ndërsa pas masës për vendosjen e maskës me detyrim, Kryemadhi deklaronte se nuk do ta zbatojë si masë.
Por, ditën e sotme, bashkëshorti i saj, Ilir Meta, teksa shpërndante një shkrim të portalit të Çim Pekës duke i drejtuar një letër ministres së Shëndetësise dhe kryeministrit, shkruante se ”Situata e pandemisë pritet të përkeqësohet drejt një katastrofe, që duhet parandaluar në kohë”
A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on
Deklaratat e çiftit Meta-Kryemadhi janë katërcipërisht të kundërta me njëra tjetrën, ku teksa Monika deklaron se nuk ka Covid, i shoqi shkruan se jemi në prag katastrofe. Tani, çifti duhet të ndajë mendjen nëse ka apo jo Covid. /LEXO.AL
Presidenti Vladimir Putin synon të vazhdojë luftën në Ukrainë derisa Perëndimi të angazhohet sipas kushteve të tij për paqe, i paprekur nga kërcënimet e...
Aksioni për paisjen e produkteve blegtorale me faturë nuk është një nismë që ka për qëllim gjobitjen e fermerëve.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural...
Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.
Lajmin e...