Kryeministri Edi Rama ka ngritur akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta.Shefi i qeverisë ka akuzuar kreun e shtetit se kontakton në rethina subjekte të hetuata nga Operacioni Forca e Ligjit.“Ilir Meta del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OFL-së por nuk i shkon me PS-në dhe popullin shqiptar”, tha Rama.“Ua kamë thënë opozitës dhe po ua them dhe ju. Nuk merrni vota u as me lista të hapura e as të shqyera se ju e dini popullin budalla, për aq kohë ju s’keni shans që të konkurroni PS.

Listat janë të hapura, nuk kemi shpikur asnjë model, Do rrëzojmë një shpikje, që është karteli i partive me koalicione, ku votat i merr njëri dhe ia kalon tjetri pa pikë turpi dhe kushto që hyn në listë mund të zgjidhet, por duhet të marrë votat.Patjetër që PS nuk është as kompani fitimprurëse dhe nuk është as PD, as një furgon i shpikur KCK dhe as një tren mallrash si kartelet e koalicioneve të PD, është një familje politike ku ka rregulla dhe ka të drejtë që të rendisë skuadrën e vet, nga portieri te sulmuesi bashkë me rezerva dhe cdo rezervë që merr votat futet në fushë, shumë e thjeshtë. SHPK për të lëshuar deri në viktimat e OFL që kontaktohen nëpër skuta katundesh nga i pari i vendit nuk ka.

T’i harroj Ilir Meta, që del e flet në emër të Kushtetutës me një gjuhë që mbase i shkon me viktimat e OLF, po nuk i shkon e PS dhe popullin shqiptar”, tha Rama.