Rezultate tejet befasuese janë shënuar në javën e 5 të La Liga-s, me Barcelonën që nuk ka përfituar nga humbja e Real Madrid, pasi në transfertën e Getafe-s është mposhtur 1-0. Autori i golit të vetëm ishte Jaime Mata, që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 56.

Më herët debutuesit e Cadiz kishin shtangur kampionët e Real Madrid në fushën e tyre, duke fituar 0-1. Për të ndeshkuar ‘galaktikët’ mendoi Lozano në minutën e 16. Pavarësisht humbjes Reali qëndron në vendin e parë me 10 pikë, po aq sa Getafe, Cadiz dhe Granada.