Ledri Vula dhe Sara Hoxha padyshim janë një nga çiftet më simpatikë dhe më të dashur për publikun shqiptar. Ata kanë vite që njihen dhe tashmë dashurinë e kanë kurorëzuar, teksa së shpejti presin të bëhen prindër për herë të parë.

Nga postimet që kemi parë në rrjete sociale të dy duken shumë të emocionuar nga kjo pritje e ëmbël. Para pak ditësh Sara kërkoi ndihmën e ndjekësve për të gjetur një emër për bebushin. Sot ata kanë publikuar një foto shumë të ëmbël. Me shumë gjasa është ‘coveri’ i këngës së fundit të Ledrit. Këngëtari shihet pa bluzë dhe me dorën tek barku i rrumbullakosur i Sarës, ndërsa bukuroshja e cila është topless me flokë të lëshuar, ka vendosur dorën ëmbëlsisht në qafën e bashkëshortit të saj.