Kreu i PD duket e ka bërë tashmë ‘rrugë’ të mbledhë në seli gazetarët. Lulzim Basha madje konfirmoi se ky takim do të jetë i përditshëm deri më 25 prill.
Për të disatën herë, ai vijoi me pretendimet e opozitës për inceneratorët si dhe planin me 5 pika për pandeminë.
“Nuk do të lodhem ditë për ditë së denoncuari aferat. Do dal ditë për ditë deri në ditën e fundit të Edi Ramës”” – konfirmoi kryetari i PD.
Ai vijoi me akuza për taksat dhe shërbimet, por edhe ndaj SPAK.
“Kur do dilni të flisni për aferat e inceneratorëve? Zotërinj të SPAK mbroni lekët e bukës së vogëlushëve” – tha Basha.