Pasi u pyet se cfarë mendon për mospërfilljen e planit të tij me 5 pika nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha ka thënë se ai ka frikë sepse e pret një humbje e madhe dhe më pas përballja me drejtësinë.

“Unë e kuptoj nervozizmin e tij edhe frikën sepse e pret humbja e thellë dhe përballja me drejtësinë. Sjellja e tij ka një qëllim të më marrë në një debat që të duket si kacafytje mes meje dhe atij por unë nuk jam këtu për tu kavafitytur me të.

E kam pasur një debat me të në 2011 dhe e kam mundur. Po unë sjam këtu për ego personale. Jam këtu për aferra të tmerrshme të inceneratorëve dhe tilla si këto. Ndaj mos u çudisni për gjuhën e ulët dhe të baltës. Për të hequr vëmendjen nga dështimi dhe vjedhja e parave, sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët që do bëjë. Siç kërceu në studio të enjten e kaluar do shikoni çudira të tjera. Sa herë që sillet si kkloun apo përpiqet të baltosë konflikt dijeni se ka futur duart në xhepat tuaj .Të gjithë turren pas konfliktit dhe ky vjedh para . Sa herë thotë gjëra pa sens batuta pa kripë gërr vërre, dijeni se po bën vjedhjen e rradhës. Dhe sa herë e bën këtë mos prisni që unë të kacafytem me të sepse unë jam model tjetër. Njerëzit nuk janë budallenj, se hanë sapunin për djath.

Ne themi i çmendur i çmendur jo e kemi dhe ne fajin sepse ai është mashtrues, hajdut e përdor çendurinë për të vjedhur. Shëndetësia shqiptare më e dobëta për tu përballur me Covid. Është spektakli i ditës që u vjedh shqiptarëve bukën e gojës. Sa herë kakaris më shumë shqiptarë kanë më pak bukë për të ngrënë dhe më shumë infektohen. Çdo shqiptar e ndjen në xhep faturën e rëndë që Edi Rama ka dhënë përmes Shqiptarëve”, tha Basha.