Në Macukull prej 30 vitesh problemi kryesor i banorëve ka qenë rruga, e cila e ka izoluar zonën nga pjesa tjetër e bashkisë së Matit por edhe e vendit. Projekti i bashksië, së drejtuar prej një viti nga kryebashkiaku Agron Malaj shumë shpejt do t’i japë zgjidhje një prej shqetësimeve më të mëdha të banorëve. Rruga me gjatësi 9 km ka nisur të rehabilitohet.
Gjatë takimit me banorë të njësisë administrative Macukull, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së Partisë Socialiste për qarkun Dibër tha se pavarësisht kohëve të vështira të shkaktuara nga tërmetet apo pandemia, projektet në mbështetje të komunitetit kanë vijuar e do të shtohen edhe më shumë.

30 vjet pa ndërhyrë, rehabilitohet rruga në Macukull
Xhaçka: Kemi bërë punë në kohë të vështira

Banorët e njësisë administrative Macukull në bashkinë e Matit shumë shpejt do të kenë një rrugë të rehabilituar. Në këtë aks nuk është ndërhyrë prej 30 vitesh , por rikonstruksioni I saj është bërë I mundur nën kujdesin e bashkisë së drejtuar nga kryetari Agron Malaj. Kjo rrugë pritet ta nxjerrë Macukullin nga izolimi, ndërsa shumë shpejt pritet që të bëhet edhe qendra shëndetësore. Për të inspektuar punimet ishte në Macukull Ministrja e Mbrojtjhes Olta Xhaçka, në cilësinë e drejtueses politike të Partisë Socialiste për qarkun Dibër. E shoqëruar edhe nga kreu i bashkisë Agron Malaj, Xhaçka u tha banorëve se qeveria u detyrohet shumë.

“Kemi bërë shumë punë në kohë të vështira si tërmet, pandemi etj., që na kanë ngadalësuar projektet për shkak të buxhetit të devijuar për këto situata, por që nuk na kanë frenuar të bëjmë më të mirën për qyetarët. Deri tani ia kemi dalë të shpëtojmë ekonominë e vendit pavarësisht ngjarjeve natyrore. Mandati i tretë do të jetë vijim i punëve që kemi nisur”, u shpreh Xhaçka.

Kryebashkiaku Malaj informoi banorët se krahas rrugës, shumë shpejt do të nis puna për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore të fshatit dhe rehabilitimit të ujësjellësit që do të përmirësojë furnizimin me ujë për 25 mijë banorë të Matit.