Pas barazimit me West Ham United, Manchester City është rikthyer te fitorja. Të besuarit e Pep Guardiolës kanë triumfuar në udhëtim te Sheffield Utd, edhe pse me shumë vështirësi. Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi mbrojtësi i djathtë, Kyle Walker.

Ai e shndërroi në gol një asist të Kevin de Bruyne. Kjo fitore do të kthejë moralin e lojtarëve të Man City, që nuk e kanë nisur mirë sezonin në Premierligë pasi morën vetëm fitoren e tretë në gjashtë ndeshje – kanë dy barazime dhe një humbje.