Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për shërimin e prof Silva Bino, Përgjegjse e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP. Pas trajtimit disa ditor në Spitalin Infektiv, Bino ka fituar betejën me virusin e rrezikshëm dhe ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit e shëruar.
Ministrja Manastirliu ka përgëzuar stafin e spitalit COVID1 dhe i ka uruar dr. Binos rikthimin në betejën që vazhdon çdo ditë më virusin SARS COV 2. Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas së fortë dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vēshtira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin COVID1. Të presim me padurim, shkruan Manastirliu