Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës së ndërgjegjsimit për kancerin e gjirit ka bërë të ditur kalendarin e mamografëve të lëvizshëm për muajin tetor.

“#TetoritRozë? Muaji ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Aksesi në shërbim është për çdo grua, kudo ku ajo jeton është i mundur me mamografët e lëvizshëm që kryejnë depistimin afër vendbanimit ✅ ? Kalendari i mamografëve të lëvizshëm gjatë muajit #Tetor ? #MosNeglizho #Diagnostikimi i hershëm të shpëton #jetën!”, shkruan Manastirliu ne postimin e saj. Gjatë muajit tetor mamografit e lëvizshëm do të jenë si më poshtë: 5-9 Tetor në Krujë dhe Burrel,  12-16 Tetor në Fier dhe Gramsh, 19-23 Tetor në Lushnjë dhe Bulqizë, 26-30 Tetor Kuçovë dhe Milot.

Përgjatë gjithë muajit, në kabinetet e mamografisë, shërbimi do të ofrohet me orar të zgjatur  nga dita e hënë në të premte, ora 8.00-18.00 dhe të shtunën, nga ora 9.00-14.00. Mamagrafia falas mund të kryhet gjithashtu në spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit, Lezhës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Materniteti Mbreteresha Geraldine, Poliklinika Qendrore Tiranë, QSUT. Për të evituar rrezikun e infektimit nga Covid-19, gjatë ekzaminimeve grate duhet të jenë të pajisura me maska mbrojtëse dhe të respektojnë masat e distancimit social.