Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në rubrikën e pyetjeve të ngritura nga qytetarët për vendimin e mbajtjes së maskave mbrojtëse në të gjitha ambientet, ka publikuar videomesazhin e ekspertes së shëndetit publik, Dr. Eugena Tomini

Dr. Eugena Tomini thotë se zbatimi i masave të vendosura nga autoritetet shëndetësore do të ndihmojë në zbutjen e qarkullimit të virusit dhe transmetueshmërisë së tij.

“Duhet të themi që të zbatojmë sa më mirë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Zbatimi i masave të tyre, respektimi i vendosjes së maskës, distancimit fizik dhe higjienës personale, sigurisht që do të na ndihmojnë në zbutjen e qarkullimit të virusit dhe uljen e transmetueshmërisë së tij”, thotë Dr. Eugena Tomini në mesazhin e saj.