Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në komunikimin e përbashkët me kryeministrin Edi Rama për masat ndaj COVID-19 në kuadër të periudhës vjeshtë dimër ka deklaruar se qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion 4 milion dollarë për sigurimin e vaksinës ndaj COVID-19. Manastirliu theksoi se Shqiperia është pjese e aleancês Gavi për sigurimin e kësaj vaksine. Qeveria Shqiptare është angazhuar financiarisht në parablerjen e një vaksine me një fond 4 milion dollar. Me daljen e vendimit do të ketë të tjera pagesa nga qeveria  shqiptare e cila ka marrë vendimin për të patur një marrëveshje me  Aleancën Gavi nëpërmjet instrumentit COVAX Facility. Paralelisht qeveria shqiptare është duke punuar me vendet e BE ku nëse do të ketë marrëveshje të tjera të kemi bakëpunimin e tyre. Puna po bëhet në 360 grad duke vlerësuar në çdo moment situatën, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u shpreh se po vijohet me vaksinimin ndaj gripit dhe këtë vit qeveria shqiptare ka siguruar më shpejte se çdo vit vaksinat ndaj gripit me 4 fish me shumë me qëllim parandalimin tek grupet  e riskut qarkullimin e viruseve të tjera krahas COVID-19. Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe sigurimi i vaksinimit kundër gripit falas për grupet e rrezikuara. Kemi financuar dhe kemi siguruar 368,940 doza vaksinë ndaj gripit sezonal ose katër herë më shumë se një vit më parë. Vaksinimin e përfitojnë falas duke filluar nga personeli mjekësor, mësuesit, fëmijët 2 deri 5 vjeç, personat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike etj, tha Manastirliu.