Marsela Çibukaj dhe i fejuari i saj, Vitmar Basha janë dy artistët e radhës që i janë bashkuar së fundi Partisë Socialiste.
Në një takim të PS-së të organizuar nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj në Shën Gjergj, Marsela vlerësoi ndryshimet e jashtëzakonshme që ka pësuar Tirana.
“Jam e lumtur që jam në Shën Gjergj, sepse ne faktikisht vijmë shpesh në Shën Gjergj, jo vetëm se Vitmari, i fejuari im ka prejardhjen e tij nga Shën Gjergji. Është bërë një atraksion me të vërtetë romantik i historisë sonë të dashurisë fshati Shën Gjergj, por si gjithë kurora që rrethon Tiranën, ka pasur një zhvillim, ka pasur një promovim të jashtëzakonshëm, janë bëra qendra dhe atraksione turistike jo vetëm për ne që jemi të Shqipërisë, por edhe për miqtë tanë që vijnë të huaj nga jashtë”, tha këngëtarja.
Jam e lumtur, vijoi ajo, që në këtë ‘orkestër’ që sot po punon shumë për Shqipërinë, të jem pjesë, që ta çojmë sa më bukur dhe me këngë përpara Shqipërinë.
Ndërsa Vitmari theksoi faktin se “artistët kanë pasur hapësira që s’i kanë pasur asnjëherë, në gjithë këto 30 vite, pasi nuk kanë qenë asnjëherë kaq të parë, të paktën nga bashkia e Tiranës”.
“Ka disa vite që Shën Gjergji është bërë si me qenë tamam një lagje e zgjatur e Tiranës. Si Vitmar, vij e para e punës si tirans, e dyta e punës si artist dhe si fëmijë artistësh dhe e treta si një djalë i cili është i lidhur me familjet vulnerabël dhe shtresat në nevojë. Si tirans mund të them se Tirana ka disa vite që është me bukur dhe më e zhvilluar sesa ç’ka qenë më përpara”, tha ai.