Taskforca ndërinstitucionale është në krye të detyrës për zbatimin e masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama ndau sot një video të punës së përditshme në terren për ndërgjegjësimin e qytetarëve, në mbajtjen e maskave.
Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës në rrugët më të populluara të Tiranës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët.
“Mos harroni: maskë, distancë, higjienë”, tha Rama.