Rritja rekord e infeksioneve të reja me koronavirus detyroi Mbrojtjen Civile kroate të vendosë kufizime të reja, siç është detyrimi i mbajtjes së maskës edhe në ambiente të hapura dhe të mbyllura si zyra, bare dhe restorante.
Ndërkohë, kufizimi për të gjitha tubimet publike është deri në 50 persona. Në Zagreb, ku u regjistruan më shumë se 200 infeksione, u krijua një shërbim mbikëqyrjeje i tramvajeve, bareve dhe vendeve të tjera publike.
Para spitaleve kryesore janë vendosur çadra për pritjen e të sëmurëve lehtë. ”Në 24 orët e fundit u regjistruan 748 raste të konfirmuara , një numër që vendosi një rekord të ri”, raportoi Njësia e Krizave për Mbrojtjen Civile, që gjithashtu prezantoi një sërë masash të reja kufizuese.