Me një popullsi prej pesë milionë banorësh, Zelanda e Re, që nga shpërthimi i pandemisë Covid-19, ka 1 516 raste dhe vetëm 25 v ik t i ma, sipas worldometers . info. ”Numri i ulët i të prekurve dhe ai i viktimave ishin rezultat i masave të shpejta të ndërmarra në ishullin e Paqësorit”, thotë faqja e njohur hulumtuese dhe akademike australiane, theconversation.com. ”Vi k t im a e fundit është regjistruar më 16 shtator, por ndërsa Zelanda e Re vazhdon të rindërtojë ekonominë, ka disa sfida përpara nëse ajo dëshiron të ruajë statusin e saj pa Covid-19, ndërsa pandemia vazhdon diku tjetër”, shton ajo.

Autoritetet neozelandeze kanë filluar marrjen e masave me afrimin e dimrit, kur viruset e frymëmarrjes mund të përhapen më lehtë. Por, cila ishte arsyeja kryesore që mbrojti shëndetin afatgjatë të Zelandës së Re? Sipas theconversation . com ishte vendosja e maskës, edhe ato prej tekstili, në mjedise edhe publike edhe specifike. ”Zelanda e Re konsideroi seriozisht vendosjen e detyrueshme të maskës në transportin publik, në avionë dhe në pajisjet e kontrollit kufitar dhe karantinës, pa përjashtuar mbajtjen e saj në ambiente publike.

Baza e provave për efektivitetin e maskave të thjeshta të fytyrës prej pëlhure është tani e fortë, sipas një përmbledhje sistematike të fundit të botuar në Lancet. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu ka azhurnuar udhëzimet e saj për të rekomanduar që të gjithë të mbajnë maska ​​pëlhure në fytyrë në vende publike ku ekziston rreziku i transmetimit.

Vendosja e një kulture të përdorimit të maskave të fytyrës në ambiente specifike në Zelandën e Re do ta bëjë më të lehtë zgjerimin e përdorimit të tyre nëse kërkohet në shpërthimet e ardhshme të mundshme”, thekson faqja e njohur hulumtuese dhe akademike australiane, theconversation . com.