Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është duke e konsideruar rikthimin e Massimiliano Allegri në Seria A, si pasues të Simone Inzaghi në stolin e të kaltërve, pasi ky i fundit i ka ndërprerë bisedimet për kontratë.

Shefi i Lazios ka filluar duke kërkuar zëvendësuesin e Inzaghit, pasi që ky i fundit nuk ka arritur marrëveshje ende për vazhdim të kontratës, raporton Gazeta Express.

Lotito i ka ofruar trajnerit të tanishëm një kontratë trivjeçare me Lazion, por ish-sulmuesi, i cili i ndihmoi Lazios të rikthehet në Champions League, ende nuk ka marrë vendim se a do ta rinovojë kontratën apo jo.

Ndërsa Allegri shihet si pasues i tij, në rast se Inzaghi nuk rinovon kontratën me Lazion.

Allegri dëshiron të rikthehet në krye te ndonjë skuadre italiane pas një pushimi njëvjeçar.