Kryeministri Edi Rama ka vijuar me batutat e tij ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkohë që ishte në Xhafzotaj të Shijakut, për të inspektuar rindërtimin e shtëpive të dëmtuara në këtë zonë pas tërmetit, Rama ka vënë re se kryetari i Bahskisë së Shijakut, Elton Arbana, e mbante maskën, por kishte lënë hundën jashtë.

Kryeministri i ka bërë një krahasim me Lulzim Bashën duke i thënë: “Tani këtë maskën o veje o mos e vej. Maska është edhe për hundën, mos u bëj si Luli që lë hundën jashtë.”