Gazetari Mero Baze ka ironizuar qasjen e ish kryeministrit Sali Berisha ndaj patriotëve shqiptarë të cilët po ridekorohen njëri pas tjetrit nga presidenti i republikës Ilir Meta për kapitalet e tij politike.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, botuesi i gazetës “TemA” shkruan:
“Një gjë të mirë e bëri Ilir Meta. E detyroi Berishën të lavdërojë Vojo Kushin, Vasil Laçin e Avni Rustemin. Tani si hyn më në punë e djathta, apo e majta. Tani i hyn në punë vetëm Ilir Meta. Në dorë të tij ka mbetur”, nënvizon Baze.