Messi dhe Suarez e kanë barazuar me gola Ronaldon, që të tre me nga 39 finalizime.
Lionel Messi dhe Luis Suarez, që të dy e kanë gjetur rrjetën të enjten mbrëma duke barazuar legjendën, Ronaldo për më së shumti gola të shënuar me kombëtare në Amerikën e Jugut. Që të tre tani kanë nga 39 gola në ndeshje zyrtare.
Leo shënoi në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Ekuadorit, kurse Suarez në triumfin mes polemikave kundër Kilit. Në përgjithësi, edhe me ndeshje jo zyrtare, Messi numëron 71 gola për Argjentinën, Suarez 60 me Uruguain ndërsa Ronaldo tashmë në pension, 62 me Brazilin.