Në një “Bombonera” të zbrazët, me heshtjen si protagonist, Argjentina rifitoi pulsin e saj konkurrues. Koronavirusi e kishte larguar “Albiceleste” nga ndeshjet prej miqësores së 18 nëntorit të kaluar, kur u ndesh me Uruguajin në Tel Aviv. Pothuajse një vit më parë, Leo Messi shënonte në 92′, me penallti, në barazimin final 2-2. Nga pika e bardhë realizoi edhe në fitoren e fundit (1-0) kundër Ekuadorit, në startin e fazës kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, që do të zhvillohet në Katar. Ishte e rëndësishme ta fillonim me fitore, sepse e dimë sa të vështirë janë kualifikueset. Të gjitha ndeshjet do të jenë aq të vështira. Ne prisnim diçka tjetër në nivelin e lojës, por është normale, nuk ka kaluar shumë kohë që luajmë së bashku, – shpjegoi Leo. Ai i fitores ndaj Ekuadorit ishte goli i 71-të në 139 ndeshje për Messin, me Albiceleste. Sulmuesi më i mirë historik i Argjentinës, i cili la pas 54 golat e Gabriel Batistuta më 2016 dhe është afër 147 ndeshjeve me kombëtaren, rekord që mbahet nga Mascherano dhe 143 ndeshjeve të Javier Zanetti. Kapiteni i Barcelonës renditet i 11-ti tashmë, në listën e shënuesve më të mirë të kombëtareve të botës.