Kryeministri Edi Rama ditën e sotme zhvilloi një takim me nën Sekretaren e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, në vazhdën e vizitave të nivelit të lartë të qeverisë amerikane në Shqipëri, në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë.
Gjatë këtij takimi ai ka falënderuar bashkëpunimin me SHBA-në duke uruar që Royce t’ia kalonte bukur gjatë vizitës në Shqipëri.
“Do të punojmë fort në zgjerimin e horizontit të bashkëpunimeve tona, shpresoj që t’ia kaloni bukur në Shqipëri, mezi e kthyem diellin dhe tani e kemi këtu për ju, shpreson që ta shijoni”, tha Rama.