Brazili do të miratojë një vaksinë kundër koronavirusit të ri në kuadër të fushatës së imunizimit, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Eduardo Pazuello, pavarësisht polemikave rreth këtij trajtimi.
Vaksina ”CoronaVac”, e krijuar nga laboratori kinez, Sinovac, ishte testuar në mijëra vullnetarë në gjashtë shtete të vendit, përfshirë dhe atë të Sao Paolos, shteti më i prekur nga pandemia.
“Qeveria braziliane arriti një marrëveshje me këtë shtet për të blerë 46 milionë doza që do të administrohen duke nisur nga janari i ardhshëm”, theksoi Pazuello, në një video-konferencë me guvernatorët e 27 shteteve të vendit.
“Kjo do të jetë vaksina e Brazilit”, theksoi ministri duke kujtuar se gjiganti latino-amerikan me 212 milionë banorë po mendonte për partneritetin mes Universitetit britanik të Oksfordit dhe grupit farmaceutik anglo-suedeze ”AstraZeneca”.
“Kjo është risia jonë e madhe. Kjo riekuilibron procesin”, shtoi ai, ndërsa Brazili është vendi i dytë më i prekur nga COVID-19 , me më shumë se 154 000 viktima pas SHBA-së.