Covid po kalohet me shenja të lehta klinike, por pasojat vijojnë të mbeten të rënda. Mjekja Bruna Shiroka thotë se tashmë brenda një familje ka 2 ose 3 të infektuar. “Që nga adultët edhe adoleshentë të prekur, dhe pastaj grupmosha mesatare janë rastet më të shumta që vëmë re në përgjithësi. Në vlerësimin e komplikacioneve madhore nuk është se shohim ndonjë ndryshim sinifikativ, ku temperatura ka qenë një temperaturë e një forme të lehtë. Por, pasojat e kësaj gjendjeje mund të kenë qenë shumë herë më të rënda, siç është pneumonia”, tha mjekja.

Me hapjen e shkollave ka edhe adoleshentë të prekur, por më shumë janë mësues dhe edukatorë. “Ajo që kemi vënë më së shumti vlerësimin qoftë për evidentimin por edhe gjurmimin epidemiologjik, janë kategoritë e mësueseve, edukatorëve te çerdheve dhe kopshteve”, tha mjekja. Vetëm në zonën e qendrës shëndetësore nr 3, numërohen 400 banorë të prekur me Covid-19, mes tyre vetëm 62 janë aktivë.