Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, ka folur për largimin e tij nga skuadra angleze për t’iu bashkuar PSG-së në Francë. I riu ka treguar në një intervistë për Rai Sport arsyen se pse nuk zgjodhi të rikthehej në Torino, por preferoi Parisin.

Nuk jam shumë i mërzitur që u largova nga futbolli anglez, pavarësisht se mesazhet nga fansat e Evertonit më preken shumë dhe nuk i prisja aspak. Juventusi? Është e vërtetë, mund të rikthehesha në Torino, por e mora vendimin me familjen për të luajtur në Francë. Kam qenë në Paris më herët sepse kam disa të afërm.Shpresoj të mësoj shumë nga kjo eksperiencë fantastike. Jam i ri dhe më pëlqen të punoj afër me sulmuesit më të mirë, kështu që mund të përfitoj nga eksperienca e tyre dhe stili i futbollit që luajnë, – tha ai.