Në takimin me administratorët e pallateve në Njësinë Nr. 2 Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shkëmbeu disa batuta dhe me Ali Spahillarin, një prej anëtarëve më të vjetër të kryesisë së PD-së në këtë njësi.
“Mosss do më bërtasë Saliu tani”, tha mes humorit Spahillari teksa bëri një foto miqësore me kryebashkiakun Erion Veliaj. Kjo batutë shkaktoi mjaft humor edhe tek të pranishmit e tjerë në këtë takim të cilët vlerësuan Veliajn për investimet që janë kryer në këto 5 vite në lagjen e tyre.