Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria është e angazhuar për të zgjidhur çështjen e naftëtarëve. Në komunikimin me gazetarët, kreu i qeverisë bëri të ditur se problemi i rafinerisë është tek privatizimi, që sipas tij është bërë në mënyrë kriminale.Për kalvarin e çështjes së naftëtarëve, Rama tha: “Do shkruaja një libër më vetë se çfarë kam bërë në gjithë këto vite që ajo ndërmarrje mund të vazhdojë normalisht”“Ai është një kompani private e privatizuar në mënyre kriminale dhe jam pasojat e një procesi privatizimi kriminal. Unë jam përfshirë për të lehtësuar dhe ndihmuar ata njerëz që janë aty, duke bërë lloj lloj akrobacish. Do shkruaja një libër më vetë se çfarë kam bërë në gjithë këto vite që ajo ndërmarrje mund të vazhdojë normalisht.

Pak jave më parë shkova enkas për të takuar presidentin e Azerbajxhanit për këtë çështjeSot do të marr informacion se çfarë të reja ka për këtë çështje. Kështu që në këtë pikë, çfarë kemi ndihmuar, sa kemi mundur. Por për të na fajësuar që ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt.

Privatizimi ishte kriminal dhe në atë ndërmarrje nuk u bënë investime seriozë për ta ripërtëritur. Ajo rafineri është keq shfrytëzuar. Unë jam i shqetësuar, por e rëndësishme është të bëjmë diçka, jo të themi. Më vjen keq për njerëzit atje. Jam i informuar, por nuk besoj se ka nevojë për grevë urie. Ne i kemi dëgjuar, kemi bërë kontakte. Jemi munduar të sistemojmë procesin, por problemi i asaj rafinerie është në thelb. Thelbi është i madh”, tha kryeministri Rama.