NATO i ka dhuruar Shqipërisë 60 pajisje respiratore. Lajmi konfirmohet nga Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila shprehet se aleatët qëndrojnë të bashkuar kundër koronavirusit.

“Aleatët e NATO-s qëndrojnë të bashkuar në luf tën kundër Covid-19. Dorëzimi i sotëm në Shqipëri i 60 respiratorëve të prodhuar në Amerikë nga stoku i Aleancës tregon përkushtimin e SHBA ndaj lidhjes sonë transatlantike & bashkimin e vërtetë të NATO-s përballë sfidave globale. Ne jemi NATO” – thotë ambasada amerikane në Twitter.