Halil Hysenaj, ish-deputet i Kuvendit të parë pluralist është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare. Ai mësohet se një ditë më parë ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Halil Hysenaj u lind në fshatin Panarit të Këlcyrës, ku edhe kreu arsimin e ulët. Shkollën e mesme dhe të lartë i vazhdoi në Tiranë. Në vitin 1991 zgjidhet deputet i Kuvendit të parë Pluralist në Shqipëri, në zonën e tij, i propozuar nga Partia Socialiste. Në vitin 1999 emigroi në SHBA, ku jetoi dhe punoi derisa u nda nga jeta një ditë më parë. Halil Hysenaj la bashkëshorten dhe dy djem.