I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i PDK-së, Nard Ndoka u shpreh se grupet kriminale po largohen nga Rama. Ai shtoi se opozita e mirëpret voton e tyre, pasi nuk do të përdoren ashtu sikurse bënte kryeministri Rama me ta.

Ndoka: Rama ka bërë fushata marramendëse me para të pista. Pjesa e dukshme e financimit është probleme. Rama ka shfrytëzuar 10-fishin e buxhetit të shteti për fushatë. Edhe grupet kriminale janë larg Ramës sot. Grupet kriminale të rrinë në punën e tyre ose të përgjigjen para drejtësisë. Edmond Bejtaj: Po ju shpresoni që të kalojnë ju, se ata nuk rrinë në punën e tyre?! Më mirë të bëhen me ne dhe të votojnë për opozitën. E mirëpresim edhe votën e tyre. Ne nuk i përdorim si Rama, po votuan opozitën nuk ka ndonjë gjë të keqe. E djathta kurrë nuk është ulur me krimin./ I.M-Dritare.net