Kryeministri i vendit, Edi Rama në një takim me gazetarët në Selinë e PS-së nuk e përjashtoi si mundësi ndryshimin e Kabintetit ministror. Ai tha se ata janë të mirë, pore mira s’ka fund, duke nënkuptuar se nëse do mund të ketë figura të reja në kohët në vijim.
“Ministrat i kemi të mirë, por e mira s’ka fund, secili ka mundësi për të bërë më shumë.
Unë e kam një sistem dëgjimi që edhe si pasojë e eksperiencës kam arritur ta kem shumë funksional të kombinuar përmes dëgjimit të drejtpërdrejtë, të atyre që ndërveprojnë në rrjetet sociale, në opinionin tim që është një hapësirë e jashtëzakonshme mesazhesh, në anketimet e përmuajshme që bëjmë të oponionit publik me entitete autonome që na japim mundësinë për të pasur një pasqyrë të situatës në çdo muaj, dhe dëgjimi i anëtarësisë është një vlerë e shtuar për të kuptuar individualisht cila është marrëdhënia, shkalla e lidhjes me anëtarë të partisë dhe përfaqësuesve të tyre, opinioni dhe vlerësimi për përfaqësuesit në qeveri dhe mbasi të bëjmë këtë në cikël të pare ne do të hymë më thellë me pyetje specifike për anëtarët.
Kjo është një fazë koalidimi që është një proces i ri, kanë filluar të ndërveprojnë një pjesë e vogël dhe për këtë arsye i kemi lënë vetes 45 ditë për këtë cikël të parë”, tha Rama.