Kodi i ri zgjedhor, thelloi edhe më tej përplasjet në klasën politike në Shqipëri. Në përfundim të votimit me 97 vota pro në parlament, maxhoranca qeverisëse, PS, u akuzua për votim të njëanshëm të kodit, pavarësisht votave të opozitës parlamentare e cila nuk mundi të qëndrojë e unifikuar deri në fund, mungoi konsensusi në këshillin politik me opozitën e bashkuar, ndërsa debati pasoi me listat nëse janë 100 % të mbyllura, sikundër argumenton opozita, apo të hapura. Real Story ka arritur të sigurojë një projeksion se si do të ishte shpërndarja e mandateve të deputetëve bazuar në Kodin e ri zgjedhor. Për të sjellë një shembull  konkret morëm qarkun e Durrësit, cili në zgjedhjet e 2013 nxori 8 mandate deputetësh.

Si shembull iu referuam listës së PS-së në zgjedhjet parlamentare të 2017, e cila u regjistrua me 16 kandidatë, nga të cilët 8 fituan mandatin e deputetit.

LISTA E PS NË ZGJEDHJET E 2017 

Lista nxori fitues, me mandat deputeti 8 kandidatët e parë të renditur, por c’do të ndodhte me këtë qark nëse do të shkohej në zgjedhje me Kodin e Ri Zgjedhor?

Kuptohet numrat janë fiktive, pasi në 2017, votat e PS kishin vetëm një emër: Edi Ramën, por nëse do ishin reale, psh do prishnin balancën gjinore, por rregulli kryesor është shkelur edhe nëse listat mund të quhen disi të hapura: mungoi konsensusi.