Përfaqësuesi i mazhorancës në këshlllin Politik, Damian Gjiknuri ka folur sot në Kuvend për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Gjiknuri thotë se kjo është një arritje pozitive dhe historike pasi për herë të parë elektorati zgjedh partinë dhe individin njëkohësisht dhe ka në dorë renditjen e kandidatëve.

Sa i përket debatit për listat, Gjiknuri thekson se është menduar një balancë mes partisë dhe kandidatit, pasi është provuar se zgjedhësi voton më shumë partinë se sa kandidatin, si dhe shton se nuk mund të detyrohet votuesi të zgjedhë më shumë se një kandidat.

Ai shton se kandidatin tashmë nuk e mbron më renditja, por vota, dhe për këtë vendos elektorati.

”Ky është akti final që bën të mundur jetësimin e dispozitave kushtetuese. Arritëm një objektiv të madh historik, falë edhe presionit të faktorëve parlamentarë, për hapjen e listave. Që përveç partisë të votojë dhe kandidatin.

Është arritje e madhe, revolucion i madh i ndikuar nga ndryshimet kushtetuese. Hapja sjell dhe rreshtimin e subjekteve zgjedhore, e kam fjalën për koalicionet. Hapëm listat, por mbyllëm koalicionet me mënyrën e vjetër.

E keni dëgjuar, dhe dua të përgjigjem për disa pretendime. Pse çështja e koalicionit nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Opozita nxjerr modele që nuk ekzitojnë. I sfiduam për një model.

Me muaj të tërë pritëm, padashje dje dolën me një model për të larë duart, për të thënë që bëmë përpjekjen, por model të tillë s’ka. Partitë apo koalicionet shkojnë me listë të përbashkët, e kompozojnë siç duan vetë. Nëse është barazi gare, atëhere partitë garojnë baras. Çdo gjë tjetër është taktikë elektorale, dhe për të vijuar vullnetin e zgjedhësve.

Së dyti, a është në përputhje, hapja në përputhje me Kushtetutën. Kushtetuta thotë, zgjedhësi voton për partinë dhe individin në listë. Janë partitë institucione të rëndësishme demokratike. Demokracia nuk njeh formë tjetër veç partive. Ndryshe do shkonim në kaos. Partitë janë ato që garojnë me listë. Elektorati tashmë ka mundësi të ndryshojë renditjen.

Kushtetuta thotë se jo më pak se 2/3 i nënshtrohen, ne tejkaluam 100%. Pra elektorati mund të ndryshojë. Zgjedhësi voton për ekipin e individin.

Pika tjetër që ka hapur debat, pse vendoset herësi apo pragu. Heq anomalinë por për të nxjerrë kandidatët me peshë. Pjesa më e madhe e njerëzve zgjedhin ekipin. Zgjedhësi mund të zgjedhë disa. Pse do e detyrojmë ne të zgjedhë vetëm një? Duhet parimi i balancës. Tradita siç thashë, 70% e zgjedhësve votojnë partinë. Sepse partitë paraqiten si ekip. Si do ndodhte? Që 30% do rrëzojnë 70% të votës së zgjedhësve? Pra në 50 mijë vota, partia merr 40 mijë vota, dhe 10 mijë kandidatët të shpërndarë. Pse kjo është si zgjidhet kandidati, me 1 mijë vota?

Kështu balancohet partia me kandidatin. Kemi krijuar mundësinë që mbrojtja nuk garantohet nga renditja, por nga vota. Pra zëvendësohet ai që ka më pak vota. Kjo është një arritje e mirë për Shqipërinë. Do ndodhte që disa zona, do zgjidhnin çdolloj kandidimi. S’kam frikë ta them që partitë e madhe të qeverisin, por të kenë dhe përfaqësim të njëtrajtshëm. Ky model korrigjon çdolloj anomali.

Kjo anomali vjen nga sistemi që kemi, bëmë një kapak, kufi, çdokush që merr nr. E votave të herësit, jo më shumë se 10 mijë, nëse ke marrë 10 mijë, është niveli më i ulët. Mundësi reale dhe për partitë që garojnë për 1 mandat.

U arrit në kompromis pragu 1%, dhe tashmë i jepet mundësia çdo partie reale, jo atyre që qarkullonin si cironka. Një parti që merr 1% të votave s’ka as financim publik. Mundësitë janë reale. I vogli bëhet i madh kur provon veten si në jetën reale dhe në zgjedhje.

Dua të them që të gjitha këto ndryshime e bëjnë shumë më demokrat. Sfidat janë të mëdha. Ky është hapi i parë që do vijojë në vitet që vijojnë.”- tha Gjiknuri.