Një nënë mizore u përpoq që të shiste foshnjen e saj për 3500 euro, pasi donte të blinte një palë çizme të shtrenjta. Luiza Gadzhieva, një 25-vjeçare nga Moska, u arrestua nga policia për tentativë shitjeje të fëmijës në tregun e zi.
Ajo e reklamoi beben duke thënë se po kërkonte prindër birësues dhe pranonte 3500 euro në këmbim të vogëlushes. Nëna, e cila kishte edhe 3 fëmijë të tjerë, u kap në flagrancë kur efektivët e policisë u shtirën si blerës të mundshëm.