Nëse i besoni asaj që thonë yjet, shikoni se cilët janë çiftet ideale sipas Astrologjisë. Nëse tashmë keni gjetur personin e përshtatshëm, sa për t’u argëtuar, verifikoni se a përputhet Zodiaku me zgjedhjen tuaj.
Dashi-Peshorja
Energjia e Dashit, pasion i rezervuar i Peshores. Një çift ideal. Dashi gjuetar zbulon sekretet e Peshores, e cila bëhet pre e pëlqimit. Së bashku ata shkojnë shumë mirë dhe mund të zhvillojnë projekte të suksesshme. Atyre u shkon përshtat thënia “bashkimi bënë fuqinë”…
Demi-Akrepi
Dy shenja shumë të ndryshme, deri të kundërta, por plotësuese të njëra-tjetrës. Demi është i qetë, ndërsa akrepi është i zjarrtë dhe gjithë pasion. Dy mënyra të ndryshme për të përballuar jetën që mund të bien ndesh dhe të krijojnë tensione. Por zgjidhja është gjithmonë në dorën tuaj, mjafton të largoni çdo presion, t’i kushtoni pak kohë jetës në çift dhe gjithçka zgjidhet.
Binjakët-Shigjetari
I pari është padyshim intelektual, i dyti pak filozof. Takimi i tyre gjeneron një energji të veçantë, ndonjëherë edhe “mbytëse”. Të lindurit e shenjës së Shigjetarit nuk i durojnë fjalët e shumta dhe thashethemet e Binjakëve, që do të ndihen pak të zhgënjyer nga kjo mungesë e bashkëfajësisë mendore. Në këtë çast kritik, më mirë është të kënaqeni me të afërmit ose miqtë duke kaluar një pasdite në ajër të pastër, apo duke parë një film të bukur etj. Të qëndroni bashkë me njerëz të tjerë do t’ju bëjë të ndiheni mirë.