Ditën e nesërme në Kuvend, do të paraqitet nga Partia Socialiste drafti për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Duke komentuar këtë, kryeministri Edi Rama tha se ka ardhur koha për t’i dhënë fund diskutimeve dhe duhet të kalohet në veprim.
Sipas asaj që ka deklaruar kryeministri Rama, në draftin që do dërgohen në parlament të hënën nuk ka asnjë gjë ashtu si do mazhoranca, por siç i do opozita parlamentare dhe jashtë parlamentit.
“Në këtë proces ne kemi qenë shërbëtor të përulur të të tjerëve. Këtë e them me plot gojën, kemi bërë atë që nuk e ka bërë kurrë asnjë parti. Përveç opozitës brenda kuvendi kemi shërbyer edhe për një opozitë jashtë saj. Të gjithë kanë marrë shumë më shumë se sa ne nga ky proces në sensin e saj që kanë dashur. Ne nuk kemi marrë atë që kemi dashur nga ky proces. Ka aty gjëra që janë sepse kështu i do opozita si jashtë dhe brenda parlamenti, ndonjë gjë që është aty se kështu e duam ne aty nuk ka. Ka një moment për ti dhënë fund diskutimeve ku dy palët e tjera tërheqin nga vetja dhe duan gjithçka, kjo s’mund të ndodh pasi jemi dhe ne, për carë jemi këtu ne. Nuk mund ti kënaqim dot të dyja palët. Konsensus është tek kushtetuta dhe jo tek bisedat dhe marrëveshjet jashtë kushtetutës. Do të ishte mrekulli që 100 % e partive të ishin dakord në 100 % të gjërave por kjo nuk ndodh. Të gjithë ata që janë në moshën e pjekurisë të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe koston që kanë veprimet e tyre. Kur ikën nga parlamenti duhet ta dinin se nuk mund të kishin më fuqi ne te edhe pse duhet thënë se ata fuqinë e tyre po e ushtrojnë përmes nesh. Kjo është për të shpjeguar se kemi bërë të gjitha përpjekjet për një konsensus sa më të gjerë, por konsensus për 100% të gjerave nuk kemi dhe nuk mund të rrimë të presim, pasi palët janë shumë larg njëra tjetrës. Nesër ligji do marri aq vota sa do marri dhe do vendoset”, tha Rama.