Shpallja e vakancave për gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi është përshëndetur nga ambasadorja Yuri Kim, e cila inkurajon gjyqtarët që t’i përgjigjen thirrjes për t’i shërbyer vendit. Kim shkruan se Shqipëria deri në fund të viti duhet të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale, e cila është dhe kush për integrimin e vendit dhe zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e negociatave.
Ambasadorja Kim i ka bërë thirrje edhe KED që të veprojë shpejt me vlerësimin e kandidatëve pasi nuk ka kohë për të humbur.
Shqipërinë një pjesë integrale të arkitekturës së larmishme rajonale të energjisë
“Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetuese deri në fund të vitit”, shkruan Kim në Twitter.