4 fëmijët dhe gruaja e nxjerrë nga kampi famëkeq i Al-Holit janë nisur drejt Shqipërisë për t’u bashkuar me familjet e tyre. 4 fëmijët e mitur dhe Floresha Rasha janë shprehur të emocionuar për rikthimin e tyre në atdhe, duke u shprehur se janë në gjendje të mirë dhe mezi presin që të bashkohen me të afërmit e tyre.

Për Top Channel Endri Dumani është shprehur: Jam mirë me shëndet, mezi pres të takoj mamin dhe dajën. Ndërsa Floresha ka treguar se mezi e ka pritur rikthimin e saj. “Gjithmonë e kam pritur këtë ditë. Jam shumë e gëzuar,“-është shprehur ajo për gazetarin Muhamed Veliu. Për ta kanë folur edhe doktoresha që shoqëron delegacionin dhe psikologia, të cilat kanë vënë në dukje se të gjithë do të duhet që t’i nënshtrohen terapisë.

Doktoresha: Duken të qetë. Do të shihen në vazhdimësi me kujdes dhe edukator. Që të kthehen sa më shpejt në jetën sociale. Është ngritur një qendër për ta. Psikologia: Si fillim do t’ju ofrojmë këshillim psikologjik. Vijnë nga ngjarje traumatike dhe kjo do jetë. Punë me terapi arti dhe loje të fillojnë të rehabilitohen në komunitet.