Prej fillimit të pandemisë së Covid-19, shkencëtarët, zyrtarët shëndetësorë dhe qeveritë në të gjithë botën i kanë inkurajuar qytetarët të praktikojnë distancimin social dhe të shmangin kontaktet me të tjerët sa më shumë të jetë e mundshme.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Worldometers, më shumë se 36,9 milionë njerëz janë infektuar me Koronavirus dhe numri i vdekjeve globale është të paktën 1,069,513. Ndërsa më shumë se 27,7 milionë pacientë janë shëruar.

Mirëpo ka ende disa vende që çuditërisht nuk kanë raportuar asnjë rast me koronavirus deri më tani.

Vendet ku koronavirusi nuk ka mbërritur: Kiribati Koreja e Veriut Ishujt Marshall Micronesia Nauru Palau Samoa Tonga Turkmenistani Tuvalu Vanuatu