Organizata e Traktatit të Altantikut të Veriut është një konkurrent i mundshëm për çmimin Nobel për Paqe 2020. Nato është krijuar në vitin 1949, fillimisht si mjet i mbrojtjes kundër Bashkimit Sovjetik. Organizata u formua në fillim nga 12 vende; Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luskemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë anëtare.

Aleanca prej 30-kombeve e mbrojtjes synon të fuqizojë stabilitetin, mirëqenien dhe lirinë e vendeve anëtare nëpërmjet një sistemi të sigurisë kolektive, të ruajtur në Nenin 9 të Trak tatit të Atlantikut të Veriut. Që prej fundit të Luf tës së Ftohtë, NATO ka ndërhyrë në konf liktet në Bosnje, Kosovë dhe ka parandaluar një luf të civile në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Objektivi modern i traktatit është të trajtojë kërcënimet e reja të sigurisë që ngrihen në rajonet fqinje, përfshirë ekstremizmin dhe format e reja të luf tërave.
Kombet janë përkushtuar për të formuar fuqi të veçanta për t’u mbrojtur kundër su lmeve kimike, biologjike dhe bërt hamore. Fituesi i çmimit prej 1 milionë dollarë, që është vlerësimi më i lartë në botë, do të lajmërohet në Oslo më 9 Tetor. Ceremonia e dhënies së çmimit Nobel për Paqe do të zhvillohet më 10 Dhjetor.