Zvicra do të vendos pagën minimale më të lartë në botë. Mësohet se në Gjenevë do të vendoset brenda dy javësh një pagë të re minimale prej 23 frangash zviceriane në orë (rreth 21 euro).
Duke llogaritur një mesatare prej 41 orësh pune në javë, paga e re minimale do të jetë 4 086 franga në muaj, ose 3 700 euro.
Kjo shifër do të jetë shumë më e lartë sesa paga minimale e australianëve, që është 2180 euro në muaj.