Policia e Shtetit ka gjobitur 688 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit. Autoritetet njoftojnë se 556 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, ndërsa , 132 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 13 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.