Tonet janë rritur ndërsa i afrohemi zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor. Barack Obama sulmoi pasardhësin e tij Donald Trump duke e akuzuar atë për “paaftësi dhe dezinformim”.Sipas ish-presidentit, manjati “gënjen çdo ditë, sillet si një xhaxha i çmendur dhe presidenca e tij është si një reality show.Për shkak të tij, vijon Obama, reputacioni i SHBA në botë është shkatërruar dhe demokracia është në rrezik. Obama pranon se kjo pandemi do të ishte e vështirë për tu përballuar me çdo president, por ai fajësoi Donald Trump për numrin e njerëzve që mund të kishin shmangur vdekjen.Ish-presidenti shprehet sigurt se Joe Biden dhe Kalama Harris do të bashkëpunojnë me “njerëz seriozë, të aftë për t’u marrë me situatën”.“Trump është i interesuar vetëm për veten e tij” – Trump, sipas ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, “është i paaftë për të marrë seriozisht detyrën dhe nuk ka treguar asnjë interes për askënd përveç vetes së tij”.

Obama gjithashtu sulmoi presidentin amerikan për mbështetjen e teorive të konspiracionit, të tilla si eliminimin e rremë të Osama bin Laden, dhe kërcënimin me burg të kundërshtarëve të tij politikë.Llogaria e Trump në Kinë – Gjatë tubimit, Obama më pas citoi llogarinë bankare të Trump në Kinë të zbuluar nga New York Times: “A mund ta imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha një llogari sekrete në Kinë ndërsa kandidoja për Shtëpinë e Bardhë?Paguan më shumë taksa për një vend të huaj sesa për Shtetet e Bashkuara “, denoncoi ai.“Kam paguar më shumë taksa sesa ai kur isha 15 vjeç dhe shisja akullore”.