Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se spitalet dhe njësitë e kujdesit intensiv po funksionojnë afër ose mbi kapacitetin e tyre në “shumë vende”, pasi shpër thimi i koronavirusit vazhdon të rritet në të gjithë Evropën.
Kufizime të reja po vendosen në të gjithë kontinentin ndërsa vendet përpiqen të kontrollojnë një valë të dytë të virusit, e cila po shkakton një numër rekord rastesh Covid. Në të gjithë Evropën, numri i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë tani është mbi 8.2 milion dhe më shumë se 258,000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19.
Franca, vendi i dytë i Evropës perëndimore që tejkaloi një milion raste të raportuara, zgjati një shtetrrethim duke vendosur të paktën 46 milion banorë të saj nën kufizime shtesë të cilat tani janë aktive.
Autoritetet në Bruksel njoftuan të shtunën se do të sjellin një shtetrrethim kombëtar në orën 10 në kryeqytetin belg, si dhe do urdhërojnë dyqanet që të mbyllen në orën 20 dhe ndalimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive.
Republika Çeke regjistroi 15,250 raste të reja të premten – rritja më e lartë e saj në një ditë. Vendi gjithashtu regjistroi 126 vdekje brenda natës. Nga frika se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohet, spitalet në terren të ushtrisë janë ngritur në dhe përreth kryeqytetit Pragë.